E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i trefishtë në autostradën Laç-Fushë Krujë, 7 të plagosur rëndë

LAÇ- 7  persona kanë mbetur të plagosur rëndë, pas një aksdenti mes një aksidenti të trefishtë, mes një një furgoni dhe 2 automjeteve, ( një tip Pasat e një Fiat).

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë autostradës Laç Fushë Krujë, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak, në kryeqytet.

Ende nuk dihet identiteti i personave të plagosur, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›