E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i trefishtë në rrugën Korçë-Bilisht

Korçë- Tre makina janë aksidentuar mbrëmë në aksin nacional Korrcë-Blilisht dhe për pasojë ka humbur jetën njëri prej shoferëve. Ai është shtetasi, Paskal Tice 48-vjeç nga Erseka.

Ngjarja ndodhi mbrëmë kur një kamion me targa të Durrësit që drejtohet nga shtetasi  Urim Myftaraga parakalohet në afërsi të fshatit Ciflik, nga mjeti tip Golf me targe KO 4414 B. Për pasojë Golfi i drejtuar nga 30-vjeçari, Alfred Robo del nga rruga duke aksidentuar tre pasgjerët që gjendeshin në makinë të gjithë pjesëtarë të n jë familje nga Erseka.

Më pas drejtuesi i kamionit ka dalë nga makina e tij për t’iu shkuar të ndihmë të aksidentuarve, kur kamioni goditet nga mbrapa nga mjeti tip Toyota me targe YEN 6315 me drejtus mjeti Paskal Tice i vitelindjes 1960 nga Erseka. Për pasojëka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i Toyotës.

Ndërkohë tre pasagjerët e dëmtuar që ishin më automjetin tip Golf si dhe shoferi i kësaj makine janë në spital por jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se po kryhen veprimet proceduriale per kete aksident.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›