Plagos me pistoletë një djalë, e ofendoi në rrugë
Korçë- Një vajzë 25-vjeçare nga makina e saj tip BMW ka qëlluar me pistoletë një djalë 21-vjeç në mes të qytetit të Korçës. Ai është në gjendje të rëndë ndaj është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09.20 dhe sipas të dhënave të policisë, aryeja ka qenë banale. Vajza ka ndaluar makinën para një grupi djemsh dhe iu është drejtuar “kë ofendoni ju”. Më pas është kthyer me pistoletë në dorë dhe ka gjuajtur në drejtim të tyre.
Për pasojë është plagosur në këmbë, shtetasi Ledion Belortaja nga qyteti i Korçës.
Në komunikatën e policisë thuhet se “autorja është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e saj dhe zbardhjen e ngjarjes”.
Atentati ndodhi tek kryqëzimi i rrugës së Radanecit, kur shtetësja, Enejota Zace nga fshati Vreshtas, por banuese në lagjen nr.17 në Korçë qëlloi me armë zjarri shtetasin Ledion Belortaja banues në lagjen nr 8 në Korçë. Plagosja është bërë kur i riu ishte në bisedë e sipër me zë të larte me disa shokë në një makinë tip Benz. Në këtë kohë kalon vajza me makinë tip BMW X5 me targa italiane dhe iu drejtohet djemve duke ju thënë se “kë ofendoni ju”. Pas pak ajo kthehet me pistoletë në dorë dhe qëllon ndaj Ledion Belortajës, ndërsa largohet me shpjetësi nga vendi i ngjarjes me makinën e saj.
Policia bën të ditur se është në kërkim të kësaj shtetaseje për veprën penale të “Vrasjes me dashje e mbetur në tentative” dhe “Prodhimit, mbajtjes pa leje te monucioneve dhe armëve luftarake”. Ndërsa i plagosuri është në gjendje mjaft të rëndë. Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Korçës është transportuar drejt Spitalit Ushtarak.