Korce, dy te plagosur ne 2 aksidente rrugore
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e dy aksidenteve që kanë ndodhur në orë të ndryshme në rrugën nacionale Korçë-Pogradec. Policia con per ndjekje penale dy drejtuesit e mjeteve që shkaktuan këto aksidente.
KORCE- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e dy aksidenteve që kanë ndodhur në orë të ndryshme në rrugën nacionale Korçë-Pogradec.
Sipas të dhënave nga policia Luan Lici, 52 vjeç, nga fshati Bulgarec i Korçës lëvizte me një biçikletë kur është përplasur sot në mëngjes nga një mjet me targa të huaja, që drejtohej nga një shtetas anglez”. Policia tha se aksidenti ndodhi në orën 06:45 të mëngjesit, kur i dëmtuari po lëvizte me bicikletë për të shpërndarë qumësht në qytetin e Korçës. Përplasja, sipas policisë që shkoi në vendngjarje, ka qenë e lehtë, por 52 vjeçari ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar mbi asfalt.
Në afërsi të fshatit Vashtmi, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, gjatë orëve të natës duke u gdhirë dita e sotme, u regjistrua një tjetër aksident, me pasojë plagosjen e Mirosh Brahollit, 52 vjeç, nga fshati Vashtmi, që qarkullonte me karrocë. Nga hetimet e policisë në vendngjarje, rezulton se 52 vjeçari u përplas nga një mjet që lëvizte në të njëjtin drejtim me të.
Dy të plagosurit u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka dërguar për ndjekje penale dy drejtuesit e mjeteve që shkaktuan këto aksidente.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)