E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, Berisha dorëzon Pyetësorin Fule: Zgjidhni krizën

BRUKSEL-  Berisha takon në Bruksel Komisierin për Zgjerim Fule dhe i dorëzon atij Pyetësorin e KE me përgjigjet e qeverisë shqiptare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

Fule: Shqetësim për situatën politike në Shqipëri
Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashëkt me kryeministrin Berisha, komisioneri Fule ngriti shqetësimin për ngërcin politik në Shqipëri duke nënvizuar domosdoshmërinë e normalizimit të situatës politike.

“Përfitoj nga ky rast që të informoj gazetarët, kolegët tanë për të theksuar shqetësimin për normalizimin e situatës politike në Shqipëri.
Respektimi i Kushtetutës dhe transprenca janë dy parimet që duhen respektuar” theksoi Fule.

Ndërkaq duke ju referuar Pyetësorit të KE, komisioneri Fule tha se libri me përgjigjet është më i rëndësishmi në historinë moderne të Shqipërisë.
“Më lejoni të shpreh vlerësimin tim për punën e të gjithë institucioneve që kanë marrë pjesë në realizimin e një libri të tillë. Tani na takon ne të analizojmë përgjigjet, të organizojmë misionet, ekspertët për të verifikuar cështje të ndryshme, për të kryer konsultime, për të krijuar opininin tonë. Mendimi i komisionit do të jetë i drejtë dhe do të vlerësojë në përputhje me gadishmërinë e Shqipërisë. Koha kur do të jepet opinioni do të varet nga cilësia dhe informacionet që kemi marrë.” u shpreh komisioneri Fule.

Në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave, Fule ka theksuar se shqiptarët do të mund të lëvizin të lirë pasi të jenë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara.
“Liberalizimi bëhet mbi bazën e meritave dhe vizat do të hiqen atëherë kur të plotësohen kushtet e kërkuara” tha Fule.

Berisha: Ditë historike për Shqipërinë
Pasi i dorëzoi Komisionerit Fule përgjigjet e plota të pyetësorit të BE, kryeministri Berisha së bashku me të dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Kryeministri deklaroi nga Brukseli se kjo është një ditë hisorike për Shqipërinë. “Është për vendin tim një moment shumë historik dorëzimi i 236 pyetjeve. Ky është momenti më rëndësishëm për Shqipërinë, ku më shumë se 1200 ekpertë kanë punuar për këtë plotësimin e këtij pyetësori” – u shpreh Berisha. 

Sipas Berishës, vendi i tij ka punuar shumë për të plotësuar në kohë përgjigjet e pyetësorit dhe pret nga ana e Komisionerit të BE një përgjigje pozitive
“Vendi im nuk është aq i njohur, por ai ka punuar shumë, nëse kthehemi 18 vite më paa vendi im cilësohej si një nga vendet më të varfra të planetit, dhe tasni vendi im sjell këetu pëergjigjet e BE, me shpresën më të mirë për tu pranuar. Unë i thashë komisionerit Fule se e konsideroj këtë moment shumë të rëndësishëm për vendin tim, përfitoj nga rasti për ta falenderuar pasi që nga muaji i parë i rënië ës Murit të Berlinit në Shqipëri ju e keni ndihmuar hap pas hapi vendin tim” – theksoi Berisha.

Pasi komisioneri Fule deklaroi që situata politike mbetet shqetësuese për Shqipërinë, kryeministri Berisha i pyetur për të bërë një koment mbi krizën politike është përgjigjur se qeveria e tij është e gatshme për cdo hetim mbi zgjedhjet por nuk mund të hetojë vendimin e gjykatës.
“Është një kërkesë e opozitës për të shikuar votat, por këtë kërkesë e ka hedhur poshtë gjykata. Qeveria ime është shumë e hapur për të bashkëpunuar me opozitën, por pa prekur gjykatat”, ka shtuar Berisha.

Berisha dorëzon sot Pyetësorin e KE: Krenarë për arritjet
Kryeminisrtri Berisha ka siguruar nga Brukseli se mazhoranca do të bëjë gjithcka për te bashkëpunuar me opozitën. Vizita e tij në Bruksel ka nisur me fjalimin në konferencën “Shqipëria drejt Bashkimit Evropian, një rrugë mbi meritën” të organizuar nga fondacioni Robert Shuman. Në fjalimin e tij Berisha është ndalur gjatë në procesin zgjedhor të 28 qershorit dhe qëndrimin e opozitës ndaj këtij procesi.

“Kreu i opozitës ka thënë se ka dokumente për t’ia paraqitur ndërkombëtarëve, por OSBE/ODIHR ka thënë se nuk ka asnjë provë për manipulim. Më vonë, ai tha se e njeh rezultatin, por kërkon rinumërimin e votave. Kjo kundërshtohet nga gjykatat. Ajo çfarë ne u sugjerojmë është që nëse ju keni prova dërgojini në prokurori. Ne nuk mund të bëjmë rolin e prokurorit. Opozita hyri në parlament, por tani hyn e del. Por mazhoranca është plotësisht e angazhuar të bashkëpunojë me opozitën dhe ju siguroj se do të bëjmë gjithçka për të bashkëpunuar me të ” deklaroi kryeministri Berisha në fjalën e tij.
Duke u ndalur në dorëzimin e përgjigjeve të Pyetësorit, Kryeministri e vlerësoi këtë fakt si një hap të rëndësishëm përpara në rrugëtimin e Shqipërisë në familjen europiane.
“Ne ndihemi sot krenarë për atë çfarë kemi arritur, por njëkohësisht më të vendosur se kurrë ndërmarrin çdo reformë dhe paguajmë çdo çmim për ta bërë këtë projekt-ëndërr së shpejti realitet” u shpreh kryeministri.

Në konferencë ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Delegacionit për Europën Juglindore në Parlamentin Europian, Eduart Kukan, i cili sipas deklaratës për shtyp në faqen zyrtare të kryeministrisë është shprehur se Shqipëria është gati për liberalizimin e vizave, pasi ka përmbushur të gjitha kriteret.

Berisha sot në Bruksel, dorëzon pyetësorin
Kryeministri Berisha niset sot për një vizitë dyditore në Bruksel për te dorëzuar përgjigjet voluminoze të Pyetësorit që plotësoi Shqipëria, Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule.

Zoti Berisha mblodhi dje Këshillin e Ministrave për të prezantuar dosjen voluminoze me 3854 faqe, pak orë para se të udhëtonte drejt Brukselit.

Përgjigjet e Pyetësorit të Komisionit Europian përbëjnë bazën për vlerësimin e Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Kryeministri u shpreh dje se pas leximit që do t'i bëhet dokumentit, Shqipëria do marrë vlerësimin e merituar.

Sipas axhendës së publikuar në faqen e kryeministrisë pas dorëzimit të pyetësorit Berisha do të zhvillojë takim me komisionerin europian Fule dhe më pas një konferencë për shtyp të përbashkët.

Gjithashtu kryeministri, në ditën e parë të vizitës në Bruksel do të jetë relator në konferencën "Shqipëria drejt Bashkimit Evropian, një rrugë mbi meritën", organizuar posaçërisht për kryeministrin e Shqipërisë nga Fondacioni "Robert Schuman", në të cilën do të marrë pjesë edhe zoti Joseph Daul, president i grupit parlamentar të Partisë Popullore Evropiane dhe mjaft përfaqësues të Parlamentit Evropian.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, kryeministri Berisha do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, zotin Herman Van Rompuy; me presidentin e Komisionit Evropian, zotin Jose Manuel Barroso, si dhe do të zhvillojë një takim e më pas një konferencë për shtyp me Presidentin e Parlamentit Europian, zotin Jerzy Buzek.

Pyetësori që KE-ja i dorëzoi Shqipërisë është një praktikë normale që ky organizëm i dërgon çdo vendi që aplikon për statusin e vendit kandidat për në BE. Dokumenti iu dorëzua qeverisë shqiptare më 16 dhjetor 2009, nga ambasadori i Delegacionit të KE-së në Tiranë, Helmut Lohan, një muaj pas vendimit të 27 vendeve të BE-së për marrjen në shqyrtim të kërkesës së palës shqiptare.
(s.g/e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›