E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paria Socialiste është në koma etilik

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Kristaq Rama deklaron edhe një herë si për herë se, PS nuk do të ndalë të protestuari për krizën ekonomike dhe politike në vend. çka është më e çuditshme është se këto protesta nuk kanë nisur ende. Ose kanë nisur pa lajmëruar njërëzit. Në realitet ka pasur shkëndija në terr, që ngjasonin me mini- party të bërë në ndonjë lokal nate më shumë se protesta. Me ndryshime e dukshëm se lokalet night-club kanë më shumë pjesëmarrës aktivë, sesa protestues socialistë opozitarë pasivë. Edhe ata pak që ishin aktivë në Berat u shanë dhe u ndanë me shpulla sepse Erion Brace filloi të tallej sikur të ishte në një konferencë për shtyp, duke harruar që nuk kishte shkelur në qytetin i një mijë dritareve për 6 muaj. Po ashtu dje kuzhina politike e partisë socialiste kishte nxjerrë tek pazari i ri deputetin e përjashtuar për 15 ditë nga kuvendi për fyerje, Taulant Balla të blinte disa pras e qepë Kashari për sallatë dietike. PS ka mbetur tek politika kulinare. Ai ka dashur të krahasim të çmimeve aktuale me ato të një viti më parë, që për dreq janë më të ulëta sesa një vit më parë. Sigurisht nxorri konkluzionit të paracaktuar në rrashtin e tij.
Sidoqoftë deputeti i kryer Taulant Balla ndoshta nuk e di, por po përvetëson metodat e Enver Hoxhës, kuptohet gjithsesi në miniaturë. Sepse Enveri ishte “shkencëtari”që zbulonte ku kishte naftë, “shkencëtari” që zbulonte grupin armiqësor në ekonomi (këtu është natyrisht përBalla, Meksi, Beqja & co), “strategu” që zbulonte grupin armiqësor në ushtri, “estetisti” që zbulonte armiqtë e artit dhe të kulturës.
Kësisoj është më mirë që Edi Kristaq Rama të filloj një herë protesta siç i do perëndia e mitingjeve – pastaj – të bëjë deklarata për shtyp, sepse në gjithë këtë vorbull mërzie ka më shumë tym mediatik sesa mish politik.
Edi Rama del në konferenca për shtyp – me një strategji komunikacioni të studiuar deri në detaje nga modulimi i zërit, mimika, paraqitja dhe deri tek didaskalia prapa shpatullave: për të fshehur realitetin, me çdo mënyrë dhe me çdo akuzë të pakuptimtë sepse njerëzit janë të fashinuar pas gjyqeve të të tjerëve,sepse thjesht e nuk u përket atyre në këtë moment. Ata dëgjojnë fabulën e prestigjatorit të politikësh që i humb realitetin vërtetësinë. Gjithsesi po të analizohet në përfitimin e një kapitali politik kjo lojë edviniane e kupton se është një “pesë me hiç” sepse nuk funksionoi në zgjedhjet e 28 qershorit 2009. afërmendsh ishin zgjedhjet parlamentare që e shkatërruan apo/dhe e bënë të pabesueshme fabulën e Ramës. Mungesa e koherencës, hipokrizia, lëkundjet në qëndrime dhe vendime për situata të caktuara etj. dhe fallsiteti i "politikës së re" po shihet tani kur Rama i është rikthyer
fjalorit të rrugës dhe radikalizimit të qëndrimit politik.
Për fat keq të Edi Ramës aleanca e kutive dhe e krizës financiare botërore nuk pro shkrihen përpara 30 prillit. Duke pritur opozitën për të protestuar siç duhet, ndofta, është më mirë të presim më para shkrirjen e akujve në Alaskë. Kuptohet vetiu se për të konfirmuar teoritë e tij të katastrofës ekonomike përdor shifra të sajuara prej sutakut personal. Sepse për dreq, dje Instituti i Statistikave konfirmon zyrtarisht ritmet pozitive të ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2009-ë me gjithë luhatjet si pasojë e krizës financiare botërore. Ndonëse ritmi i rritjes është ngadalësuar gjatë fundit të 2009, krahasuar me muajt e parë të vitit apo dhe më 2008, ekonomia shqiptare vijoi të regjistrojë shifra pozitive të prodhimit të brendshëm bruto. Viti 2009 mbështetur mbi informacionet tremujore shënoi një rritje prej 3.3 për qind krahasuar me vitin 2008.
Mirëpo mjeti makiavelist i opozitës për të arritur qëllimin e marrjes së pushtetit është një nga treguesit kryesorë se çfarë është e gatshme të bëjë PS për të kapitalizuar maksimalisht çdo situatë. Për rrjedhojë edhe shkuarja e deputetëve të PS në parlament, përveç përfitimit të rrogës, shkoi për t’i bërë gjyqin maxhorancës, dhe jo për të dhënë një alternativë qeverisëse. Asnjë ditë të vetme opozita socialiste s’ka dëftyer një qëllim pozitiv ndaj këtij vendit, përpos hallit të kryetarit Rama për kutitë formoze e të mjerësh Rruzhdie. Atributi kryesor që ka një opozitë e një vendi është të bëjë një oponencë konstruktive pozitës në kuvend, kurse ne si shoqëri demokratike po asistojmë për ditë një destruktiviteti anormal. Faji nuk mbete jetim, pasi Edi Rama nuk është jetim, Ai ka bashkëpunëtorë të zellshëm në krijimin e një klime artificiale disfatiste. Kurrsesi nuk
bashkëpunohet sepse po të miratohet një klimë politike e shëndoshë të gjithë merita i shkon Berishës, i cili hyn në histori si ai që plotësoi kushtet e liberalizimit të vizave për shqiptarëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›