Rrëshqitjet, bllokohet aksi Rrëshen-Kosovë
MIRDITE-Reshjet e shiut të rëna pa pushim dy ditët e fundit në Mirëditë kanë shkaktuar rrëshqitjen e dherave në aksin që lidh Rrëshenin me Kosovën. Ndërkohë shkrirja e borës dhe reshjet e shumta të shiut kane shkaktuar fryrjen e lumit Fan që ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e 25 ha tokë në Mirëditë. Hil Gjaci, korrespondent I TVNews24 në Mirditë njoftoi sot se shkarja e dherave në aksin nacional që lidh Rëshenin me Kosovën kanë mbuluar të dy korsitë. Si pasojë asnjë automjet nuk mund të kalojë në asnjë prej kaheve duke shkaktuar një bllokim të këtij aksi.
Ndërkohë lumi Fan i tej fryrë nga reshjet e shumta të shiut dhe shkrirja e borës në zonë ka dalë nga shtrati. Si pasojë janë përmbytur rreth 25 ha tokë në Ndërfushas.
Shtabi I emergjencës së kësaj zone është mbledhur dhe po diskuton për masat e mundshme që mund të përballojnë sotuatat e krijuara sot në Mirditë.
(d.b/BalkanWeb)