E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, makina përplas për vdekje 19-vjeçarin, largohet nga vendngjarja

Gazeta Shqip

aksident ne pogradecNjë aksident më pasojë vdekjen e një të riu është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Gështenjas të Pogradecit.

19 vjeçari Ilirjan Hyzellari ka qenë duke kaluar rrugën me biçikletë kur është përplasur për vdekje nga një mjet që udhëtonte me shpejtësi, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja duke e lënë në mes të rrugës të riun e pajetë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorin e aksidentit të rëndë.

20 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Pogradec, makina përplas për vdekje 19-vjeçarin, largohet nga vendngjarja burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›