Moti, tre komuna të përmbytura në Lezhë
Lezhë- Reshjet e shiut kanë krijuar një situatë të rënduar në rrethin e Lezhës. Tre komuna janë totalisht të përmbytura dhe pa energji elektrike prej 48 orësh. Gjendja është alarmante në komunat Balldre, Dajç dhe Kolsh. Të dhënat nga pushteti vendor tregojnë se plot 400 hektarë tokë bujqësore është aktualisht e përmbytur.
Përballë kësaj situate kaotike, banorët janë të vetëm. Asnjë masë nuk është marrë nga Emergjencat Civile dhe as nga Prefektura e Lezhës. E gjithë zona është nën ujë dhe me vështirësi kalimi. Pa përjashtuar dëmet e mëdha që iu janë shkaktuar fermerëve ne të mbjellat dhe produktet bujqësore.
Shiu që ra pa pushuar për dy ditë i ka lënë 3 komunat në black out. OSSH-ja nuk ka riparuar ende defektet duke rënduar më tepër jetesën e këtyre njerëzve që janë nen pushtetin e ujut dhe për më tepër në errësirë.