Aksident me motor, plagosen dy të rinj dhe një e moshuar
27/03/2005 TIRANË- Aksidentohen rëndë dy të rinj dhe një grua e moshuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00 të ditës së djeshme përballë Ministrisë së Jashtme, kur dy të rinjtë që ecnin me shpejtësi me një motor, kanë përplasur një grua rreth të pesëdhjetave, e cila po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Kalimtarët e rastit u kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas i dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak. Nga të dhënat e para nga ky spital, bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e të moshuarës është tepër e rëndë, ndërsa dy të rinjtë janë duke u kuruar intensivisht, pasi plagët e marra ishin të rënda.