Katër nën pranga, akozohen për grabitje
27/03/2005 TIRANË- Policia e Tiranës arreston katër persona të kërkuar për vjedhje. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës thanë se është vënë nën pranga Ergys Malko, 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, Redvis Metani, 23 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Këta shtetas, sipas burimeve të policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një kasetofon në automjetin tip “Benz”. Ndërsa më datë 25.03.2005, punonjësit e Komisariatit numër 3 kanë kryer arrestimin në flagrancë të Emiliano Kurtit, 18 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Ky shtetas, në Bregun e Lumit ka tentuar të vjedhë banesat në pronësi të dy shtetasve, ndërsa është prangosur Sherif Metushi, 30 vjeç, lindur e banues në Kaninë të Vlorës, i padënuar, pasi tentoi të vjedhë mjetin tip “Benz” furgon.