“Lame”, verifikim numrit që u thirr më 23.46 të 27 shkurtit

27/03/2005 Përcaktohet momenti më i afërt i shpërthimit të eksplozivit
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përcaktuar momentin e shpërthimit të eksplozivit që mori jetën e biznesmenit të njohur Vajdin Lame dhe mikut të tij, Artan Arsi. Ka qenë ora 23.46 e datës 27 shkurt të këtij viti, kur është aktivizuar eksplozivi që mendohet t’i përkasë familjes C. Ky moment i hetimit do të shpërbejë për përjashtimin e dyshimeve të mjaft numrave të papërdorur më parë, të cilët kanë marrë thirrje në momentin e shpërthimit. Verifikimi i këtyre numrave celularë do të përqëndrohet pikërisht në minutën e konkluduar për shpërthimin e eksplozivit. Por, nuk është arritur të përcaktohet dot në mënyrë precize ky moment, pasi, gjithçka është konstatuar në bazë të dëshmive të banorëve të pallatit.
Verifikimi
Prokuroria e ka parë të arsyeshme të konkludojë në një moment sa më të përafërt lidhur me shpërthimin e eksplozivit që ekzekutoi presidentin e Federatës së Boksit, Vajdin Lame. Kjo me qëllim të ngushtohej sa më shumë rrethi i numrave të dyshuar për aktivizimin e eksplozivit. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol”, nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithsme, të cilat sqaruan se ky konkluzion është arritur në bazë të dëshmive të banorëve të pallatit ku ndodhi ngjarja. Burimet thonë se, fillimisht ka pasur paqartësi lidhur me momentin e shpërthimit të eksplozivit. Kjo, pasi në bazë të dëshmive të dhëna paraprakisht nga banorët e pallatit, momenti luhatej në një hark kohor prej 45 minutash. Ky hark kohor ishte nga ora 23.45 e datës 27 deri në orën 00.30 të datës 28 shkurt. Por, Prokuroria e ka parë të nevojshme përcaktimin e një momenti sa më të përafërt me atë të shpërthimit. Burimet sqarojnë se për këtë arsye janë rimarrë në pyetje banorët e pallatit dhe ato janë ballafaquar me ato të marra pas ditës së ngjarjes. Mësohet se dëshmitë më të përafërta me njëra-tjetrën kanë qenë ato që i përkisnin orës 23.45/46 të datës 27 shkurt. Burimet shtojnë se hetimi do të përqëndrohet në numrat e papërdorur më parë, të cilët rezultojnë të kenë marrë thirrje në këtë moment. Dhe do të përjashtohen të gjithë ata numra, të cilëve u identifikohen poseiduesit dhe që rezultojnë jashtë çdo dyshimi për një autorësi të mundshme në ngjarje. Ndërsa të gjithë numrat e tjerë që do të rezultojnë të dyshimtë, do të verifikohen se nga kanë marrë thirrjet. Ndërsa do të identifikohet vendndodhja e numrave që kanë dërguar thirrjet, apo poseiduesve të tyre, nëse do të jetë e mundur.
Hetimi
Mungesa e provave duket se e ka detyruar organin e akuzës që të hetojë deri në detajet më të imtësishme për të konkluduar në një emër konkret, të dyshuar për autorësinë e ngjarjes. Sipas burimeve, po hetohet për gjetjen e numrit celular që aktivizoi eksplozivin e më pas identifikimin e mundshëm të përdoruesit të tij. Kjo, pasi dyshohet se numri i celularit të montuar në eksploziv ka qenë i papërdorur më parë, me qëllim evitimin e ndonjë thirrje të mundshme aksidentale, që do të dështonte atentatin. Tjetër pistë në të cilën po heton Prokuroria e Krimeve të Rënda është ajo e identifikimit të blerësit të eksplozivit. Nga të dhënat paraprake rezulton se, eksplozivi është blerë jashtë shtetit, pasi një lloj i tillë nuk gjendet në Shqipëri, thonë burimet. Gjithashtu, Prokuroria ka bashkuar të dyja dosjet e atentateve, ku viktimë ka qenë biznesmeni Lame. Burimet thonë se ka prova që vërtetojnë lidhjen mes këtyre atentateve.