E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident me pasoje 3 viktima ne Kalimash-Kukes

Aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së tre personave është regjistruar  mbrëmjen e së hënës në autostradën Kalimash-Kukës. Ngjarja ka ndodhur ne segmentin Fushë Dukagjin-Kukës në kilometrin e tetë. 

Nje automjet i transportit të rëndë tip autobot i ngarkuar me çimento  i cili udhëtonte drejt Kukësit ka humbur kontrollin, duke shkatërruar trafikndarësen e duke kaluar në anën e kundërt të saj. Ai është përplasur me një automjet fuoristradë që po udhetonte drejt Tiranës. 

Goditja ka qenë fatale duke shkaktuar humbjen e jetës së Lek Margjonit 28 vjec , Marjan Dodës 23 vjec dhe njërit prej pasagjerëve të fuoristradës që ndërroi jetë pak minuta më vonë gjatë rrugës për në spitalin e Kukësit, ndërsa të plagosur kanë mbetur tre persona të tjerë, Gjelosh Lapaj 40 vjec dhe Sokol Pulaj 27 vjec ndërsa identiteti i të plagosurit të tretë ende nuk dihet. Ky i fundit është transportuar për në spitalin ushtarak të Tiranës.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti fatal. Viktimat qe po udhetonin në fuoristradë drejt Tiranës ishin specialistë të një kompanie ndertimi që punon në Kukës dhe po shkonin për të kaluar pushimet pranë familjeve të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›