E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Durrës, plagosen dy persona

Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë shëndetësore. Aksidenti ndodhi sot rreth orës 10.00 në vendin e quajtur Shën Pjetër, 32 km larg qytetit të bregdetar, bëri të ditur policia. Sipas burimeve autovetura me targë italiane që drejtohej nga Dorjan Pjetri, 35 vjeç ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe.

35-vjeçari Pjetri, sipas mjekëve në spitalin rajonal, nuk ka probleme për jetën, ndërsa më rëndë ndodhet 30-vjeçari Ilir Pali, i cili udhëtonte në të njëtij mjet. Pali u dërgua në spitalin ushtarak të Tiranës për mjekim më të specializuar.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›