E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, fëmijët shesin hekurishte për mbijetesë

Në qytetin e Burrelit dhjetëra fëmijë enden çdo ditë mes pirgut të madh të mbeturinave në dalje të qytetit në kërkim të hekurishteve të vjetra në shkëmbim të të cilave ata fitojnë disa të holla ndihmë për familjet e varfra dhe mundësi mbijetese. 

BURREL- Mes temperaturave të larta dhe mes përpjekjeve për të siguruar bukën e përditshme endet dieta e këtyre të miturve që nuk janë më shumë se 10 vjeç në komunën Komësi të Matit.

“Mbledhim hekura mes mbeturinave, më pas i shesim. Lekët që nxjerrim nga shtija ua dërgojmë prindërve”- shprehet njëri nga fëmijët që kryen këtë punë çdo ditë.

Pirgjet e mëdha të mbeturinave të qytetit të Burrelit janë shndërruar burim jetese për familjet e këtyre të vegjëlve që kanë lënë shkollën dhe gjithçka dhë rrëmojnë mbi mbeturina çdo ditë për ndonjë copë hekur apo kanace për të siguruar mbijetesën.

Fëmijët tregojnë se kanë braktisur shkollën dhe se përditë enden mes varfërisë dhe rrezikut

“Nuk shkoj në shkollë, skemi lekë për të blerë librat” – thotë një fëmi. Një tjetër shton “vimë këtu që në orën 7 të mëngjesit dhe qëndrojmë deri në darkë”.

Hekurishtet e vjetra apo kanacet shiten në këmbim të disa të hollave. Por mes tyre është edhe rreziku i vazhdueshëm i ndonjë zjarri të mundshëm apo djegies nga pesticidet që mund të gjenden mes mbeturinave në këtë pikë grumbullimi plehrash.

Vetë fëmijët tregojnë se nuk kanë qenë të pakta çastet e rrezikut. Mes kësaj skamje varfërie dhe pirgut të mbeturinave matianët luftojnë për mbijetesë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›