Ekstradohet nga Austria i dënuari për vrasje
Artan Marashi vrau në 2002. Marashi është arrestuar afro një vit më parë në Austri.Ai akuzohet për një vrasje të kryer për motive hakmarrje.
TIRANE-Ekstradohet nga Austria një i dënuar për vrasje për motive hakmarrje, shtatë vjet më parë. Artan Marashi, 37 vjeç është sjellë dje me pranga në duar nga agjentët e Interpol Tirana në aeroportin e Rinasit dhe u është dorëzuar autoriteteve të burgjeve, ku do të qëndrojë plot 15 vite të jetës së tij pasi është shpallur fajtor nga drejtësia për veprën penale të vrasjes. Burime nga policia bënë të ditur se, Marashi është arrestuar afro një vit më parë në Austri, mbi bazën e një urdhër-arresti të firmosur nga Drejtësia shqiptare. 37-vjeçari shkodran ishte dënuar në vitin 2002 nga Gjykata e Shkodrës me 15 vjet burg për një vrasje të kryer për motive hakmarrje. Por, pas kryerjes së krimit të rëndë, ai kishte mundur të largohej nga Shqipëria dhe të mbërrinte si emigrant në Austri. Për gjashtë vite me radhë ai kishte mundur të fshihej më së miri, derisa autoritetet austriake kanë mundur të zbulojnë se ishte pikërisht personi që kërkohej nga Drejtësia shqiptare, ndaj e kanë arrestuar për qëllime ekstradimi. Artan Marashi është cilësuar fajtor për një vrasje të kryer në vitin 2002 në Shkodër, për motive hakmarrje. Ai tashmë do të vuajë 15 vitet e dënimit dhënë nga Drejtësia për krimin e kryer.
(s.g/BalkanWeb)