E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident tragjik në autostradë, 5 të vdekur

Automjeti me të cilin udhëtonin pesë viktimat është përplasur me trafik ndarësen pranë Maminasit dhe më pas aksidenti ka përfshirë edhe dy makina të tjera.

Sipas të dhënave personat që udhëtonin në makinë, 4 gra dhe një burrë ktheheshin nga një dasëm. Policia ka mundur të identifikojë tashme viktimat.

Ata janë Eduart e Lumturi Lekdusha, Dolores Skënderaj, Haxhire Skënderaj dhe Lindita Limani.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe tre persona. Ata janë Ilir Bardhi, 18 vjeç, Nuel Papuli 19 vjeç dhe Elda Mallkutaj 17 vjeç.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›