E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Xhindit, familjarët kërkojnë zbardhjen e krimit

Shumë persona janë shoqëruar që prej asaj kohe për të dhënë dëshmi për vrasjen, por deri më tani duket se nuk është bërë asgjë për zbulimin e autorëve. Familjarët e të ndjerit kanë kërkuar zbardhjen e krimit, autorët e të cilit vijojnë të mbeten mister. E ëma Remija dhe e shoqja Xhemilja, kërkojnë të zbardhet e vërteta si dhe të gjendet autori i vrasjes.

Hipoteza të shumta u ngritën aso kohe, ndërsa ministrit i Brendshëm Bujar Nishani pat deklaruar se ishin fare pranë zbardhjes së autorëve. Ashtu siç ndodh, edhe kësaj here historia u la në dosje, pa autor. Duket se vrasja ishte e mirëorganizuar, e cila la shumë pak gjurmë. Ky krim sfidoi në një farë mënyre edhe drejtësinë, e cila deri më tani nuk ka mundur të ngrejë një hipotezë të vetme ose të akuzojë një person të caktuar për vrasjen.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›