Durrës, gjendet një kufomë e pa identifikuar
Policia në komunikatën e saj bëri të ditur se "trupi i pajetë i të moshuarit, rreth 80 vjeç, u gjet mbrëmjen e kaluar pranë nënkalimit hekurudhor të Sukthit, në superstradën Tiranë-Durrës".
Sipas mjekëve eksperto-ligjorë në trupin e të moshuarit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa disa nga banorët e zonës kanë deklaruar se e kanë parë duke fjetur në të njëjtin pozicion, nga mesdita e djeshme. Burimet shtuan se aktualisht trupi i të ndjerit ndodhet në morgun e spitalit rajonal për t'iu nënshtruar autopsisë, ndërsa vazhdon puna për identifikimin e tij.