Aksident në Rrëshen, plagosen 5 shtetas
Aksidenti i rëndë ndodhi teksa një makinë me targa të Mirditës është përplasur fort me një makinë me targa Kosove. Për pasojë, pesë persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ndodhi teksa makinat po udhëtonin në krah të kundërt, ndërsa kanë humbur kontrollin, bëri të ditur policia. Kështu, i plagosur ka mbetur shtetasi Abaz Shupa, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, janë plagosur edhe Naser Beluli, Qerim Moriqi, Aurel Kalaj dhe Hysni Ibrahimi. Të gjithë këta shtetas, janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Të plagosurit kanë marrë fraktura në pjesë të ndryshme të trupit.