Vetëvaret një 32-vjeçar, shkak borxhet e shumta
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, kur Edmond Kabashi i ka dhënë fund jetës së tij. Të afërmit e kanë e gjetur viktimën pranë nje banese tjetër, ku jetonte me qira bashkë me gruan dhe dy fëmijët. Burime nga policia thanë se Kabashi vuante nga depresioni dhe kohët e fundit gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi, megjithatë hetimet po vijojnë.
Borxhet e shumta, të ardhura nga bastet sportive, duket se kanë qenë një tjetër faktor që kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes psikologjike të 32-vjeçarit. Edhe gjendja ekonomike në familje ishte tejet e rrënuar. I gjendur përballë kësaj situate, babai i dy fëmijëve ka ndërmarrë vendimin tragjik. Policia bëri të ditur se Kabashi njihej si kontingjent i saj, për faktin se ka qenë një ish-përdorues droge. Numri i vetëvrarjeve vjen kryesisht nga gjendja e rënduar psikologjike, ku lojërat e fatit kanë një ndikim të madh në këtë drejtim.