Shkodër/ Identifikohen viktimat e aksidentit

Janë identifikuar tre viktimat e aksidentit që ndodhi mëngjesit e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Viktimat janë Selami Hakaj, 27 vjeç, Përparim Halicaj, 36 vjeç , dhe Besim Halicaj , 32 vjeç. Makina me të cilën udhëtonin tre viktimat doli nga rruga duke përfunduar në kanal, dhe për pasojë ata mbetën të vdekur. Makina me të cilën udhëtonin tre shtetasit ishte me targa angleze, e tipit BMW.