E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytet fëmija në shatërvanin e bashkisë

29/07/2009  Një fëmijë i vogël është mbytur në shatërvanin e bashksië që gjendet para godinës së këtij institucioni. Dëshmitarët kanë bërë të ditur se fëmijës Adrian Cici, nga qyteti i Fierit i është dhënë ndihma nga punonjës të gjelbërimit në mëngjesin e së martës, por pa arritur ta mbanin në jetë. Rreth orës 8.30 një punonjës i gjelbërimit dhe kujdesit për lulishten para bashkisë ka tentuar ndihmë sapo ka dëgjuar një grua të bërtiste. Ai ka nxituar së bashku me ato pak kalimtarë që kanë qenë aty pranë, por gjithçka ka qenë e kotë pasi fëmija ka qenë pa shenja jete edhe pse ai ka rënë pak minuta më parë në pellgun e ujit të shatërvanit. Edhe pse pa asnjë shpresë fëmija është nxjerrë nga shatërvani dhe është mbajtur për pak sekonda me kokë poshtë si dhe i është bërë frymëmarrje gojë më gojë. Por asgjë nuk e ka kthyer më në jetë fëmijën. Shatërvani i bashkisë ka rreth 50-60 cm ujë dhe ka të mundur që fëmija të ketë qenë duke luajtur në të zbardhur të ditës. Fëmija i moshës 3-4 vjeç ishte në Durrës së bashku me të ëmën, e cila për shkak të kushteve ekonomike ka ikur nga Fieri duke shtrirë dorën për ndihmë në lokalet e rrugë e qytetit. Grupi hetimor ka nisur të zbardhë ngjarjen dhe për të mësuar lidhur me mbytjen e fëmijës ka marrë së pari dëshminë e së ëmës së viktimës dhe më pas edhe të personave që kanë qenë aty pranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›