E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vritet me thikë 58-vjeçari, pranga autorit të krimit

Menjëherë, në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policore për zbardhjen tërësisht të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarje, si dhe zbulimin e kapjen e autorit te krimit. Policia identifikoi dhe më pas arrestoi shtetasin Shaban Mevlan Allaraj, 52-vjeç, lindur ne Kukës dhe banues në Sauk Tiranë.

Nga hetimet paraprake, rezulton se viktima, fillimisht është grindur me të birin 13-vjeçar të autorit të dyshuar shtetasin Shaban Allaraj, i cili është konfliktuar ashpër me viktimën, duke e goditur atë, me armë të ftohtë thikë, per motive te dobta.

Ndërkohë, nga grupi hetimor u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e ftohët thikë si dhe u administruan prova të tjera. Ndaj shtetasit, u mor masa e menjëhershme e arrestit në flagrancë, për konsumim të veprës penale “Vrasjes me dashje”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›