E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD miraton shtimin e gjyqtarëve në Tiranë dhe Durrës

Vendimi është marrë dje nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas propozimit nga ana e ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, për riorganizimin e të gjithë sistemit gjyqësor në vend.

Gjithashtu, pas shumë diskutimesh është parë i nevojshëm reduktimi i gjyqtarëve në disa gjykata të vogla, për shkak se numri i dosjeve është i paktë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë u mblodh dje nën drejtimin e Presidentit Bamir Topi, mbledhje që zgjati më shumë se nëntë orë.

Anëtarët e këtij këshilli kanë diskutuar për një riorganizim të gjithë sistemit të Drejtësisë. Gjithashtu, është diskutuar edhe për kriteret e reja të emërimit të gjyqtarëve. Këta të fundit duhet të plotësojnë tashmë një sërë kriteresh për të qenë pjesë e sistemit të Drejtësisë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›