Aksident në Berat, në gjendje të rëndë çifti Balla
Berat- Një çift është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore si pasojë e një aksidenti ndodhur rreth orës 14.00 në aksin rrugor Berat-Poliçan. Novruzi dhe Inxhi janë nga fshati Savër i Lushnjës por kishin vajtur për vizitë tek të afërmit, kur u aksidentuan.
Sipas policisë, çifti Balla u përfshi në aksident teksa po udhëtonte me një motor. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Plizë” në afërsi të qytetit të Poliçanit. Si pasojë e përplasjes së motorrit të tyre me një mjet tjetër që udhëtonte në krah të kundërt ata janë plagosur rëndë. Novrusi, 47 vjeç, sëbashku me bashkshorten e tij Inxhi, 42 vjeçe, mësohet se udhëtonin në drejtim të Beratit.
Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit ku ndodhen aktualisht duke marrë ndihmën mjekësore. Mjekët pohuan se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet tepër e rëndë, ndërkohë që janë duke iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërsa drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, për të zbardhur hetimet e këtij aksidenti.