Aksident në Durrës, vdes fëmija 2-vjeçar
Durrës- Dy fëmijë janë aksidentuar pak më parë në dy aksidente të ndryshme në Durrës. Njëri prej tyre ka humbur jetën në moment, menjëherë pas përplasjes nga një automjet, kurse fëmija tjetër ndodhet në spital, në gjendje shumë të rëndë për jetën.
Sipas burimeve të policisë mësohet se aksidenti me pasojë vdekjen e një fëmijë ka ndodhur në lagjen Spitallë të Durrësit. “Një fëmijë 2-vjeç, me iniciale C.K është përplasur nga një makinë tip Land Rover, me targë TO 81602 S”- thanë burimet e policisë.
Sipas tyre, drejtuesi i mjetit, Sajmir Bajramaj, 36-vjeç ka shoqëruar fëmijën në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e parë, por ai nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka ndërruar jetë.
Pas këtij aksidenti një tjetër përgjakje rrugësh ka ndodhur në Sukth. Një automjet me targa të Durrësit, Dr 8416 D, që drejtohej nga 64-vjeçari, Gjergj Bushi ka përplasur një fëmijë 6 vjeç.
Ai është transportuar në spital, por mjekët e shohin gjendjen e tij shumë kritike. Sipas tyre, ai ka dëmtime të konsiderueshme të kafkës dhe të fytyrës si pasojë e përplasjes së fortë.
Policia në të dy rastet ka bërë shoqërimin e drejtusve të mjeteve, të akuzuar si shkaktarë të aksidenteve. Ndërkohë që materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme prokurorisë.