Mat, digjet një banesë, s`ka të lënduar

Një banesë është përfshirë mesditën e sotme nga zjarri duke rrezikuar jetën e një personi me aftësi të kufizuar.
Ngjarja ka ndodhur në komunën Baz të Matit ku banesa e një invalidi është përfshirë nga flakët por fatmirësisht ka qënë fqinjët ata të cilët kanë arritur ta shpërtojnë 30-vjeçarin dhe kanë bërë të mundur edhe shuarjen e zjarrit.
Ndërkohë mësohet se shkak i rënies së zjarrit ka qënë një shkëndijë elektrike.