Policia, hetime për dëmtimin e zyrave të PS-së dhe LSI-së

Pas incidenteve të fundit ndodhur në zyrat elektorale të dy subjekteve politike, konkretisht në atë të PS-së dhe të LSI-së, kanë nisur veprimet hetimore nga ana e policisë. Ndërkaq, sot rreth orës 07.00 në ambjentet e komisariatit të policisë nr.4 Tiranë, janë paraqitur për të depozituar kallzim penal, përfaqësues nga Partia Socialiste e Lëvizjes për Integrim, të cilët kanë deklaruar se, sot rreth orës 07.00 kanë konstatuar thyerjen e xhamit të derës së zyrës elektorale të këtij subjekti.
Pas marrjes së këtij kallzimi, shërbimet e hetimit dhe të parandalimit të krimit të komisariatit të policisë nr.4 Tiranë, kanë nisur proçedimin penal duke bërë të mundur kqyrjen dhe veprimet e para hetimore e proçeduriale në terren.
Po sot, rreth orës 10.00 po në ambjentet e komisariatit të policisë nr.4 Tiranë, janë paraqitur për të depozituar kallzim penal, përfaqësues të Partisë Socialiste.
Ata kanë deklaruar se sot në rrugën "Qemal Stafa" në Tiranë, kanë konstatuar në zyrën elektorale të kandidatit për njësinë nr.3 Tiranë, një thyerje të xhamit të derës së kësaj zyre elektorale.
Shërbimet e hetimit dhe të parandalimit të krimit të komisariatit të policisë nr.4 Tiranë, filluan proçedimin penal për konsumim të veprës penale të "Dëmtimit të pronës" dhe bënë të mundur kqyrjen dhe veprimet e para hetimore e proçeduriale. Ndërkohë që aktualisht në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna hetimore të drejtim të identifikimit të personave pergjegjës.