E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurtohet afati për tu pajisur me kartat e identitetit

Tashmë qytetarët të cilët do të aplikojnë për t`u pajisur me letërnjoftimin elektronik para zgjedhjeve lokale të 8 majit do të presin vetëm 1 javë për t`i marrë nga dy javë që ishte më përpara.
 

Lajmi bëhet i ditur nga ministria e brendshme e cila thekson se ka arritur një marrëveshje me kompaninë konçesionare "Aleat" për shkurtimin e kohës së prodhimit të letërnjoftimeve elektronike (kartave të identitetit).
 

Sipas ministrisë së brendshme për t`u pajisur me letërnjoftimin elektronik para zgjedhjeve vendore të 8 majit, afati i fundit i aplikimit është data 29 prill 2011.
 

Ndërkohë në kuadër të bashkëpunimit të Ministrisë së Brendshme me konçesionarin që prej një jave zyrat e "Aleat" në të gjithë vendin punojnë me orar të zgjatur, konkretisht nga ora 08 : 00 deri në orën 18:30.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›