E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Bulqizë humb jetën një 22 vjeçar

 

Ishtë thjesht pasagjer, por devijimi i automjetit që drejtohej nga shoku i tij e ka çuar Roland Shirën, 22 vjeç, të puthet me vdekjen. Automjeti me targat e Bulqizës18 38 ndodhej 1 km larg nga ky qytet dhe ishte nisur për në Peshkopi. Gentian Duriçi, i lindur me këmishë ka shpëtuar, pavarësisht se ishte ai në timon dhe automjeti nën drejtimin e tij ka qenë më shpejtësi të madhe. Pikërisht shpejtësia në qarkullim ka shkaktuar aksidentin vdekjeprurës sepse automjeti ka devijuar nga rruga dhe më pas është shembur në asfalt. Gentiani është shoqëruar në komisariatin e Bulqizës, ndërsa nga automjeti i shkatërruar është nxjerrë trupi i pajetë i shokut të tij Roland Shira.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›