Inflacioni vështirëson shlyerjen e kredive
Rritja e inflacionit vështirëson shlyerjen e kredive nga klientët e bankave. Shtrenjtimi i mallrave të konsumit ka tkurrur buxhetet familjare. Qytetarët që kanë marrë kredi për shtëpi duhet të kursejnë për të paguar këstet mujore..
Ekspertët e bankave deklarojnë se kjo dukuri ende nuk është shqetësuese pasi kreditë ju janë dhënë klientëve që kanë mundësi financiare për të përballuar interesat. Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave Elvin Meka shpjegon se presionet janë rritur për shkak të inflacionit, por ende nuk bëhet fjalë për alarm. Sipas tij bankat i kanë përzgjedhur klientët e tyre, të cilët janë kryeisht nga shtresa e mesme dhe kanë aftësi paguese pavarësisht rritjes së inflacionit.
Meka ttegoi se një tjetër element që luan në favor të bankave është efekti psikologjik. Pasi për shkak të problemit të strehimit qytetarët kanë marrë kredi për shtëpie kanë pagesën e kësteve më parësorë së ushqimi
Këtë vit është vërejtur një rritje e kredive që nuk janë kthyer. Sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave, në fund të 2007 huatë e pakthyera zinin 3.4 %të totalit të kredive që u dhanë nga sistemi banker, ndërkohë që në shkurt të këtij viti, kjo sasi arriti në 3.8 përqind