E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Bulqize

Një i vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në  qytetin e Bulqizës. Automjeti me targa BZ 2154 A me të cilin po udhëtonin 4 persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Islam Ceni 44 vjeç dhe janë plagosur tre të tjerë. Tre të lënduarit janë transportuar në spitalin e Bulqizës nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas hetimeve paraprake të policisë dyshohet që shkak i  aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit dhe shpejtësia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›