E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renie e pjesemarrjes se grave ne punesim

Megjithëse në fund të shkollës së mesme përqindja e vajzave që marrin një diplomë është dukshëm më e lartë se e djemve ato e kanë më të vështirë gjetjen e një pune. Të dhënat e raportit kombëtar për pozicionin e grave në Shqipëri venë në dukje rënien e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës duke bërë që hendeku i përkatësisë gjinore të thellohet në 21.5%. Për burrat shkalla e papunësisë ra në nivelin e 12.2% për gratë ajo u rrit në nivelin e 15.9% ndërkohë që për të njëjtin pozicion pune gratë paguhen rreth 17.6 % më pak se burrat.

Gratë janë kryesisht të punësuara në shëndetësi dhe punë sociale ku përfaqësojnë 76.2% e të punësuarve. Në arsim dhe bujqësi ato përbëjnë më shumë se gjysmën e punonjësve. Ndërkohë që raporti evidenton faktin se në administratën publike gratë gjenden në nivele të mesme dhe shpesh të ulëta ndërsa burrat kryesisht zënë rangjet më të larta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›