Korce i shpetojne burgut vrasesit e taksistit
Gjykata e shkallës së parë në Korçë ,në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ,ka shpallur fajtorë 6 të pandehurit e akuzuar për grabitjen me pasojë vdekjen ,të taksistit Fredi Talelli,ngjarje kjo e ndodhur në nëntor të vitit 2010. Organi i akuzës ,ka kërkuar më herët,burgim të përjetshëm për 21 vjeçarin Elkjero Revani dhe 25 vite burg për 17 vjeçarin Arnest Xhaçka ,si organizatorë dhe ekzekutorë të taksistit Talelli.Sipas akuzës dy të rinjtë ,jo vetëm që kanë planifikuar me detaje grabitjen e taksistit,por pasi e kanë qëlluar më armë zjarri,e kanë goditur me mizori disa herë në kokë me një çekan ,edhe pse viktima kishte gjetur vdekjen më parë.Ndërsa për 4 bashkëpunëtorët e tjerë ,mbi të cilët rëndon akuza e moskallzimit të krimit dhe armëmbajtje pa leje,prokurori i çështjes ka kërkuar gjithsej 18 vite burg. Të gjithë të pandehurit ,kanë shprehur pendim për veprimet e tyre dhe kanë kërkuar mëshirë,ndërsa mbrojtësit e tyre ,i kanë kërkuar gjykatës masa më të buta dënimi. Kolegji penal i gjykatës së shkallës së parë ,pasi ka dëgjuar argumentat dhe pretendimet e palëve ,ka vendosur të dënojë me 25 vite burg Elkjero Revanin, 8 vite burg ka qenë masa e dënimit për Arnest Xhaçkën dhe 13 vite burg gjithsej për 4 të pandehurit e tjerë. Të gjithë të pandehurit kanë përfituar uljen me 1/3 e dënimit ,për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar.Vendimi i gjykatës ka sjellë reagimin e familjarëve të taksisit të vrarë ,të cilët e kanë konsideruar atë të padrejtë,në raport me krimin mizor të kryer nga 6 të rinjtë.