Akuzat per vrasjen e bashkeshortes Ilia Basho lihet i lire

Lihet i lirë Ilia Basho, person i cili u akuzua se organizoi vrasjen e së shoqes Elen Basho, në 2 shkurt të vitit 2012. Gjykata ka vendosur sot masën detyrim paraqitje për Ilia Bashon, duke e nxjerrë nga burgu.
Ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar që Basho të mbetet në burg, pasi pretendon se ka prova, të cilat vërtetojnë që ai është organizatori i vrasjes së bashkëshortes së tij Eleni. Sipas prokurorëve të çështjes, rezulton se Ilia Basho është organizatori dhe jo ekzekutori.
33-vjeçarja Eleni Basho u ekzekutua me armë zjarri pak metra larg banesës së saj në 2 shkurt 2012, në Shkozë Tiranë. Pas hetimeve të policisë së kryeqytetit, me 21 shkurt u ndalua bashkëshorti i viktimës Ilia Thanas Basho.
Ndërkohë vetë Ilia Basho këmbëngulte se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e së shoqes, duke hedhur poshtë çdo dyshim të prokurorisë. Por provat e mbledhura ndaj tij dhe sms-të që i kishte dërguar të dashurës për organin e akuzës ishin prova që do ta mbërthenin pas hekurave.