Vlora nen uje me pak ore shi
Reshjet e orëve të fundit kanë rishfaqur problemet e kanalizimeve në qytetin e Vlorës. Bulevardi kryesor i qytetit, si edhe rrugët dytësore janë përfshirë nga uji.
Qarkullimi i këmbësorëve është vështirësuar pothuajse në të gjitha akset dytësore, në bulevard automjetet kalojnë mbi pellgjet e ujit të shkaktuara nga bllokimi i kanalizimeve, kurse parkimi në të dy anët e trotuarëve është i vështirë për shkak të nivelit të ujit të akumuluar në anët e karrexhatës.
Nga ana e bashkisë dhe ndërmarrjes së shërbimeve publike në qytetin e Vlorës, gjithçka që bëhet gjatë këtyre ditëve me shi është zhbllokimi i pusetave vetëm kur uji është ngritur disa centimetra mbi rrugën e asfaltuar. Ajo ende nuk ka ndërhyrë në sistemin e kolektorëve të qytetit për largimin e ujërave të shiut.
Është ndërmarrja e shërbimeve publike, pranë bashkisë së Vlorës, të cilës i adresohet zgjidhja, por ende ajo nuk ka një plan pune. Zona pranë universitetit publik, vendi i njohur te Albano e Romina, kryqëzimi pranë ish-dyqaneve, lagjet 1 maji dhe 24 maji, mjafton pak orë shi që ato të kthehen në një Venecia të vogël.