Berisha Tirana do shnderrohet ne metropol te denje per shqiptaret
Në ditën e fundit të përzgjedhjes së projektit për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës kryeministri Sali Berisha e vuri theksin tek rëndësia që projekti ka për të vënë në epiqendër qytetarin. Sipas kryeministrit projekti fitues dueht të jetë në funksion të qytetarit dhe hapësirave që atij i duhen për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm. ndërsa akuzoi ish-kryebashkiakun Rama për betonizimin e Tiranës në këto vite.
“Sot përfundon projekti i Tiranës së shekullit të 21-të, e cila ka një nga vendndodhjet më të bukura, më magvjepëse më ekologjike, më të mrekullueshme në kontinet e më gjerë, por që u viktimizua nga babëzia njerëzore”- u shpreh kryeministri ndërsa shtoi se kryeqyteti ka përputhjen e plotë me përshkrikrimin që Sami Frashëri i bëri vendnodhjes së kryeqytetit të shqiptarëve.
Duke bërë një retrospketivë të kryeqytetit që pas daljes nga perandoria otomane dhe deri në ditët e sotme kryeministri Berisha tha se qyteti njohu një batërdi të vërtetë, por tha ai duhet të pranojmë se ndërsa arkitetkura ishte mjerim i vërtëtë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për urbanistikën, për të cilën pati përpjekje për të ruajtur hapësira dhe një respekt hapësirnor u trashëgua.
Por kryeministri u ndal kryesisht tek betonizimi që iu bë kryeqytetit, të cilin e cilësoi një barbari njerëzore që rrënoi mjedisin dhe hapësirën, ndërsa apeloi për një tiranë metropol që me dinjitet të bashkëpunojë edhe me metropolet e tjera të vendit.
“Qyteti njohu një barbari njerëzore, sepse kur betoni përdoret për të rrënuar mjedisin dhe hapësirat, atëherë rëndësia e veprës suaj bëhet disa herë më e madhe. Në këtë përzgjedhje do vendosim për Tiranën një metropol që me dinjitet të shëmbëllejë dhe bashkëpunojë me metropolet e tjera europiane është kusht themelor i ekzistencës”- theksoi Berisha
Ndërkaq ai përgëzoi kryebashkiakun Basha për ndryshimin e shpejtë dhe jetik që iu bë sheshit “Skënderbej” , i cili sipas tij ishte më i egër se vetë egërsia dhe për nismën e Tiranës qytet i shëndetshëm, ndërkohë që apeloi të mbahet parasysh kjo nismë në përzgjedhjen e projektit. Ai tha se kjo nismë është shumë të rëndësishme për qytetarët e Tiranës, sepse është faktuar se 40% e vdekjeve të njeriut vijnë nga ndotjet e ujit, ajrit dhe tokës, ndërsa vlerësoi edhe shoqërinë civile për avokatinë që i bën mbrojtjes së Mjedisit.
“Projekti duhet të ketë parasysh ansambalin natyror të kryeqytetit. Nuk ka një ansambël natyror më të bukur sesa ky i Tiranës. Arkitekti që bëri aeroportin e Rinasit shpjegoi se të gjithë frymëzimin e gjeti në malet e Krujës dhe kodrat e Prezës, sepse donte me çdo kusht t’i vizitonte sapo zbriste në Rinas, të njihej me bukuritë që rrethjojnë aeroportin e Shqipërisë”-u shpreh ai.
Gjithashtu kryeministri garantoi se do të mbështesë në gjithçka Bashkinë e Tiranës që kryeqyteti të shndërrohet në një metropol të denjë për shqiptarët, pasi sipas tij kjo është ëndrra jo vetëm e qytetarëve të Tiranës, por e të gjithë shqiptarëve.