E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Cerrik 4 te plagosur

Sërish aksident automobilistik në rrugët e Elbasanit. Katër shtetas mbetën të lënduar si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në aksin Elbasan-Cërrik. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona të pasdites se marte dhe si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, një me targë Elbasani dhe një me targë të huaj kanë pësuar plagë të ndryshme në trup katër shtetas të cilët janë transportuar më pas në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Dy prej tyre kanë pësuar plagë më të rënda dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ekspertët. Sipas të dhënave paraprake rezulton se shkak i këtij aksidenti ka qenë një parakalim në drejtim të gabuar i njërit prej automjeteve.

Gjatë ditëve të fundit në rrugët e Elbasanit kanë ndodhur katër aksidente me pasojë vdekjen e 4 shtetasve dhe plagosjen e 40 të tjerëve. Me gjithë masat e rrepta që ka ndërmarrë policia duke vendosur gjoba e duke bllokuar automjete të drejtuar nga shoferë të pa përgjegjshëm sërish rrugët janë përgjakur. Më problem janë targat e huaja të cilat brenda 24 orëve kanë shkaktuar 2 aksidente të përgjakshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›