Babë e bir vrasin më thikë 44 vjeçarin
Korçë- Vrasja me thikë e një 44 vjeçari brenda në banesën e tij, është ky krimi që ka tronditur banorët e Korçës mbrëmëjen e së martës. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, ne lagjen nr.10.
Viktima është Mondi Telhai, 44 vjeç nga Korça, ndërsa ka arrestuar 2 persona të dyshuar si autorë të krimit, përkatësisht Francesko e Nektario Cuka, përkatesisht 50 e 27 vjec, babë e bir.
Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur për motive banale pas një sherri në lokalin në pronësi të familjes Cuka. Viktima Mondi Telhai është grinder më rponarin e lokalit she sherri ka degjeneruar me përplasje fizike dhe në shkatërrim e thyerje karrigesh.
Sipas njoftimive të para të policisë, të dyshuarit si autorë të krimit, babë e bir janë drejtuar në mbrëmje, pas gridjes, drejt banesës së viktimës dhe e kanë qëlluar me thikë për vdekje.