Lufta e trafikut, DASH: Qeverias' plotësoi standardet minimale
Të tjera rreth shkrimit Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, 2012
TIRANE- Departamenti Amerikan i Shtetit i bën “ dush të ftohtë” qeverinë shqiptare në lidhje me përpjekjet për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.
Në raportin e vitit 2012 për trafikun e Qënieve Njerëzore Shqipëria vazhdon të mbetet vend burimi ku burra, gra dhe fëmijë i nënshtrohen trafikimit për seks dhe punë të detyruar, dyke përfshirë dhe detyrimin e fëmijëve për të lypur.
"Qeveria nuk ka plotësuar standardet minimale të eliminimit të trafikut ndërsa korrupsioni i gjerë në sistemin e drejtësisë vazhdon të pengojë luftën kundër trafikut. " thuhet në vlerësimet e Departamentit Amerikan të Shtetit në raportin mbi Trafikimin e Qënieve njerëzore për vitin 2012 që u publikua mbrëmë në një ceremoni në Departamentin e Shteti. Vetë Sekretarja Hilari Clinton paraqiti raportin i cili bën vlerësimin e përpjekjeve të qeverive kudo në botë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.
"Gratë dhe fëmijët shqiptarë vazhdojnë të jenë objekt i trafikut të seksit brenda shtetit. Si dhe janë viktima të kushteve të punës së detyruar dhe trafikut të seksit në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe kudo në Evropën Perëndimore"- konstaton raporti.
Nga një grafikë e publikuar në raport vihet re se Shqipëria që prej 2009 deri në 2012 vazhdon të mbetet vend i klasifikuar në shkallën e dytë përsa i përket trafikimit të qënieve njerëzore.
Megjithatë raporti vlerëson se qeveria po bën përpjekje të rëndësishme për këtë qëllim. Gjatë vitit, qeveria shtoi aftësitë për të identifikuar viktimat e trafikimit si dhe përdori programin për mbrojtjen e dëshmitarëve për të mbrojtur një viktimë trafikimi.
SHTO FONDET PER OJF-te
Raporti rekomandon që Shqipëria të verë në zbatim procedura të reja standarde për identifikimin e viktimave si dhe të shtojë fondet për organizatat joqeveritare që merren me ndihmën për viktimat. DASH rekomandon të merren masa për vazhdimin e programit për mbrojtjen e dëshmitarëve si dhe të hetojë në mënyrë aktive rreth zyrtarëve që mund të kenë gisht në trafikimin e qënieve njerëzore.
(sg/shqiptarja.com)