E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Drenas, dy të vdekur dhe tre të plagosur

Drenas -Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore në një aksident rrugor në aksin Drenas-Komoran. Policia njofton se rreth orës dy të mëngjesit në rrugën Drenas-Komoran në fshatin Zabel i Ulët ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve në lëvizje. Automjeti Wolsvagen Golf me ngasës G.N është ndeshur me automjetin e ndihmës së shpejtë të ambulancës së Qendrës së Mjekësisë Familjare të Skënderajt. Automjeti i ndihmës së shpejtë po transportonte një pacient, i cili pas aksidentit ka humbur jetën. Policia po vazhdon hetimet, ndërsa nuk është arrestuar asnjë person.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›