Biden: Gjeorgjia të vendosë vetë për NATO-n
Myhih-Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden deklaroi sot se ishte në dorën e Gjeorgjisë të vendosë nëse duhet të bëhet një anëtare e NATO-s. Deklaratat e Biden u bënë pas takimi me presidentin gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, nëse përkrahte anëtarësimin e aleates së SHBA-së në NATO, ai u shpreh: "Ky është një vendim që duhet ta marrë Gjeorgjia".
Komentet e Bidenit, në prag të Konferencës së Munihut për Sigurinë, sugjerojnë se me sa duket administrata e re e presidentit Barack Obama mund të jetë më pak agresive në përkrahjen e saj ndaj përpjekjes së Gjeorgjisë për t'u anëtarësuar në NATO.
Në një samit të NATO-s që u zhvillua në prill në Bukuresht, Gjeorgjisë dhe një shteti tjetër ish-sovjetik, Ukrainës, iu premtua një anëtarësim i mundshëm në NATO. Kjo e zemëroi Rusinë, me të cilën administrata Obama është e gatshme të rindërtojë marrëdhëniet.