Bangladesh, 10 të vdekur nga mbytja e anijes
Dhaka -Si pasojë e mbytjes së një anije në Bangladesh, të paktën 10 persona, përfshi 6 fëmijë, humbën jetën sot, pasi u përplas me një traget tjetër, njoftoi policia. Anija transportonte afro 60 persona kur u mbyt në lumin Titas në Brahmanbaria, 150 kilometra në lindje të kryeqytetit Dakë, deklaruan ata. "Deri tani kemi gjetur 10 trupa dhe po kërkojmë personat e humbur. Numri i viktimave mund të rritet ende", deklaroi një zyrtar i policisë.