Aksident në Elbasan, 4 të plagosur

Policia sqaroi se ngjarja ndodhi kur një mjet tip Opel me drejtues shtetasin P.Rusta, 60-vjeç, banues në Fier, është përplasur me mjetin tipit Opel, i cili lëvizte në aksin Elbasan-Peqin, me drejtues shtetasin A.Perfundi, 38-vjeç.
Përveç dy drejtuesve të automjeteve, të plagosur kanë mbetur edhe shtetasit L. Përfundi, 66-vjeç si dhe R. Agolli, 60-vjeç, të dy banues në Durrës, të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip Opel me targa Durrësi, ku 66-vjeçarja është e ëma e drejtuesit të mjetit ndërsa 60 vjeçari është vjehrri i tij.
Të katërt shtetasit ndodhen ne spitalin kirurgjik Elbasan, për të marrë ndihmën mjekësore. Paraprakisht mendohet se shkak për ndodhjen e aksidentit, ka qenë kalimi në kormine e kundërt, duke kaluar trafikndarësin nga ana e mjetit me targa Fieri, e drejtuar nga shtetasi P.Rusta./S.Ll/Start/
2011-02-02 10:41