Athinë, Gjykata shfuqizon ligjin për votimet e emigrantëve
Ajo që ishte menduar si arritje e qeverisë greke për të përfshirë emigrantët në votime duke i bërë qytetarë me të drejta të barabarta, tashmë mbetet thjesht një ide e shkuar.
Ligji i Mistrisë së Brendshme që bënte fjalë për të drejtat politike të emigrantëve ngrin, pasi Departamenti i katërt i Gjykatës së Lartë, duke miratuar rekomandimin e Këshillit të Shtetit ka deklaruar se ligji 3838/2010, i cili i jep të drejtën e “votimit” në zgjedhjet lokale emigrantëve që jetojnë në Greqi, shkel një sërë dispozitash të Kushtetutës. Sipas Këshillit të Shtetit, duhet të paraprihet një rishikim të Kushtetutës, për të drejtën për të "votuar".
Në bazë të kornizës aktuale kushtetuese, të drejtën e votës e kanë vetëm shtetasit grekë, "dhe nuk mund të zgjatet për ata që janë pa një status të tillë. Sipas Konsulentëve të shtetit një kusht thelbësor për marrjen e shtetësisë ka të bëjë me lidhjen e gjakut, pra të jetë me origjinë greke. Marrja e shtetësisë nuk është e lidhur me "kohën e qëndrimit të përhershëm të familjes së tij, ose ndjekur një shkollë greke për disa kohë, mungesa e dënimit për krime të caktuara të rënda, ose kërkesave të tjera formale", siç parashihet me ligjin e Ministrisë së Brendshme.
Një e drejtë e tillë duhet që të ketë një lidhje të konsiderueshme me vendin, si "me pranimin vullnetar të vlerave dhe të ndërgjegjes greke. Gjykata e Lartë ka marrë vendim kundër ligjit “Ragousis” që emigrantët të mos kenë të drejta votimi.
/Shpëtim Zinxhiria/Athinë/
2011-02-02 10:25