E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Elbasan, automjeti del nga rruga, 3 të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Elbasan. Ngjarja është shënuar pasditen e sotme te Ura e Hotolishtit, ku një makinë tip "Benz" me targa El 4063 B, ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge. Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Todi Berzhuri, 57 vjeç, e shoqja e tij Sofie Berzhuri 41 vjeçe, dhe kushëriri Thimo Berzhuri 53 vjeç, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Elbasanit , ku po marrin dhe ndihmën mjekësore. Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›