Greqia nuk heq dorë nga “Marrëveshja e ujërave” me Shqipërinë
19/12/2011 Debat në Parlamentin grek
Marrëveshja e ujërave mes Shqipërisë dhe Greqisë është rikthyer në vëmendjen e parlamentarëve të shteti fqinj. Sipas mediave greke, mësohet se çështja është rihapur gjatë një diskutimi në parlamentin grek, ku ministrit të Jashtëm Stavros Dimas i është dashur t’i përgjigjet pyetjes lidhur me të, ngritur nga deputeti grek i Laos, Y. Korantis. “Unë dua të theksoj se politika e Greqisë është për caktimin e të gjitha zonave detare me të gjithë fqinjët e saj. Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit është pjesë e acquis të Komunitetit Evropian, dhe në këtë mënyrë respektimi apo nënshkrimi i kësaj Konvente është një element themelor i perspektivave evropiane të vendeve që janë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Korantis duke nënkuptuar edhe Shqipërinë. Duke iu përgjigjur shqetësimit të ngritur nga deputeti i Laos-it, ministri Dimas theksoi: “Unë dua të përsëris atë që z. Korantis tha më parë: se si një shtet bregdetar dhe një anëtar i BE-së, Greqia nuk heq dorë nga ndonjëra prej të drejtave ligjore të saj sovrane dhe zona ekonomike ekskluzive nuk është përjashtim në këtë parim themelor dhe pozitën apo politikën tonë të jashtme. Në këtë kuadër, unë ju kujtoj se marrëveshja shqiptaro-greke e 27 prillit 2009 për delimitimin e zonave detare cakton një kufi me shumë qëllime në kufijtë e dy zonave ekzistuese juridike, si dhe ato të ardhshme, duke përfshirë ekskluzivitetin e zonës ekonomike. Në takimet tona me vendet fqinje, ne përpiqemi për ta nxitur këtë politikë”, theksoi Dimas. Solli në vëmendje edhe faktin se pikërisht çështja e zonës ekskluzive ekonomike nuk është konsideruar më vete, por në kuadrin e gjerë të krijimit dhe caktimit të kufijve të zonave detare në përputhje me dispozitat e së drejtës ndërkombëtare, dhe konkretisht Konventës së vitit 1982 për të Drejtën e Detit.