E Diel, 1 Nëntor 2026

30-vjeçari i pret gishtat gruas, nuk donte që të vazhdonte studimet

BANGLADESH- Diskriminimi dhe dhuna ndaj femrave në Bangladesh vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave botërore, të cilat kanë zbuluar një tjetër rast të tmerrshëm dhune.

Një burrë i ka prerë pesë gishtat e dorës së djathtë gruas së tij, vetëm sepse ajo donte të vazhdonte studimet universitare.
Gazeta ‘The Daily Star’ shkruan se Rafiqul Islam e kishte paralajmëruar gruan e tij 21-vjeçare se do ta pësonte rëndë nëse vazhdonte studimet pa konsensusin e tij.

Kështu një ditë, pasi u kthye nga universiteti Hawa Akhter u keqtrajtua nga bashkëshorti i saj, i cili pasi e lidhi dhe i mbylli gojën i preu edhe të gjithë gishtat e dorës. 30-vjeçari Rafiqul Islam ka pranuar autorësinë dhe rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm, ndërsa 21-vjeçarja është kthyer në shtëpinë e prindërve të saj.

Një tjetër rast i ngjashëm u zbulua rreth një vit më parë në Bangladesh, kur një burrë i nxori sytë gruas së tij pasi ajo këmbëngulte të vazhdonte punën si pedagoge në Universitetin e Dakës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›