Gjendet i vdekur 39-vjeçari Gjendet një sëpatë me gjak
19/12/2011 Djali i tezes: Sëpata është e gjakosur, por kemi bërë pastërmanë
POGRADEC- Mëngjesin e ditës së diel u gjet i vdekur 39-vjeçari, Mirdash Bejkollari, 39 vjeç lindur në fshatin Verdovë të rrethit Pogradec dhe banues në Korçë. Ai u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë së kushëririt të tij, Gurali Dinkollari, (djalit të tezez), i cili është dhe personi që njoftoi policinë se kishte qenë pikërisht ai që kishte konstatuar trupin e pa jetë të kushëririt të tij dhe për këtë arsye kërkonte zbardhjen e plotë të ngjarjes, me qëllim vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të mundshëm të kësaj masakre. Mësohet se fill pas këtij denoncimi, grupi hetimor i mbërritur në vendin e ngjarjes konstatoi së pari vdekjen e 39-vjeçarit, por në të njëjtën kohë pranë trupit të tij u gjendën edhe mjete rrethanore, me të cilat mund të ishte vrarë ai. Veç kësaj pranë tij, apo diku më tej, grupi i hetimit mundi të gjente edhe një sëpatë që ende nuk ishin fikur njollat e gjakut. Edhe për këtë arsye policia e pa të arsyeshme të merrte në pyetje kushëririn e viktimës ose më konkretisht njeriun që denoncoi i pari vdekjen e Bejkollarit, por ky i fundit ishte përgjigjur se sëpata e gjakosur nuk kishte lidhje me viktimën, por me pastërmanë që kishte therur ato ditë ( bëhet fjalë për therjen e bagëtive për sigurimin e mishit gjatë muajve të dimrit).
V.Hasani